AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha
Plagë të shumta në trup dhe mbishkrim në gjoks, 37-vjeçari inskenon vdekjen e tij për t’i shpëtuar mafias shqiptare

Një 37-vjeçar ka menduar një plan për të shpëtuar nga hakmarrja e mafias shqiptare. Gabriel C., i cili është një emër i njohur në botën e krimit në Antverp të Belgjikës, ka inskenuar vdekjen e tij me qëllim që mafia të mos e ndiqte më.
Sipas medias belge “Nieuws Blad”, 32-vjeçari ka kontaktuar me një grimier, i cili i ka vizatuar në trup plagë të shumta dhe i ka vënë edhe një mbishkrim në gjoks “Hajdut” me qëllim që gjithçka të dukej sa më reale.
Pas hetimeve u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur nga një grimier profesionist. Por kjo nuk është hera e parë që Gabriel C. e bën diçka të tillë.
Edhe në tetor të këtij viti, ai inskenoi vdekjen e tij, duke përhapur një certifikatë nga policia e Gambias, ku thuhej se ai ishte mbytur në një liqen. Sipas mediave belge, mendohet se Grabriel i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme kokaine mafias shqiptare.
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes