Rrjetet sociale janë një mënyrë shumë e mirë për të reklamuar veten, dhe shpesh herë fotot që postohen në to, janë ndryshe nga realiteti.
Moderatorja e njohur Roza Lati ka kritikuar këtë fenomen duke u shprehur se jetojmë në epokën kur ka kaq shumë vajza që mundohen të shfaqen pjeshka në foto Instagrami, dhe kur i shikoni live nga afër nuk i bën dot lidhjen.
“Jetojmë në epokën kur ka kaq shumë vajza që mundohen të shfaqen pjeshka në foto Instagrami. Që kur i shikoni live nga afër nuk i bën dot lidhjen. Kështu që sot për sot komplimenti më i bukur që mund të marrësh është: Qënke më e mirë live”, shkruan Roza.
(M.Q/Faxweb)