Asfalia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sajadhës, kanë arrestuar sot të shumkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.
Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri. Bego kishte nderruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Edmond Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizate kriminale për trafik kokaine dhe heroine.
(J.D/Faxweb.al)