Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shumë e réndë ti ndalosh dasmën tjetrit”, Ndreu del hapur kundër qeverisë: Lezha po diskríminohet

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu  ka hedhur akuza se ka një diskriminim mes qyteteve sa i takon ndëshkimit të pronarëve të lokaleve për organizimin e dasmave.

Ndreu shprehet se të gjithë e dinë se dasmat në Shkodërm në Tiranë, Vlorë apo Durrës nuk i ndalon askush, edhe pse ato mbahen në kundërshtim me aktin normativ të lëshuar nga ana e qeverisë.

Kryebashkiaku socialist shprehet më tej se duhet menduar një protokoll me numër të kufizuar pjesëmarrësish, në mënyrë që dasmat mos të ndalohen, pasi ky është një akt shumë i rëndë,për të gjithë ata që iu shkatërrohet dita më e bukur e jetës së tyre.

“Jam pro shqétesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskríminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush. Shqetesimi yne eshte adresuar disa here.

Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe. Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rénde ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen…”, shkruan Ndreu në një postim në rrjetet sociale, që ka gjetur pëlqimin e dhjetra ndjekësve të tij.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *