Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Piktori Alkilino Palushi flet për veprën dhe vlerat e Onufrit: Është një masë kompakte e mbushur me shumë enigma, përfaqëson një shkollë të fortë dhe koherente

Piktori Akilino Palushi i ftuar në emisionin ‘Identitet’ në FaxNews ka folur rreth ikonografit shqiptar Onufri. Palushi ka folur me superlativa ndaj piktorit të shquar shqiptar dhe shprehet se ai ka pasur një stil të mbushur me elemente të periudhës së parë paleologe dhe elemente të Rilindjes.

Periudhën e shekullit të 16-të, Palushi e quan si një periudhë të mbushur me artistë të shquar dhe nëse do ta krahësonim me futbollin do të ishte sikur Messi, Maradona, Garinxha dhe pele të luanin në një periudhë.

“Të flasësh për Onufrin është disi e vështirë, është një bllok monolit kompakt, i cili shkëputet nga një masë e madhe siç është dhe trashëgimia kulturore pasbizantine, që zgjat në një hapësirë kohore dhe gjeografike.

Është një masë kompakte e mbushur me shumë enigma. Në dijen time studimet më serioze janë bërë në fillim të viteve 80, si nga autorët tanë ashtu edhe ata të huaj. Ka pasur disa qasje pasi ky autor është një figurë komplekse, i cili përfaqëson një shkollë të fortë, koherente dhe shumë sinifikative me shkolla të tjera të së njëjtës periudhë.

Punon Theofani i Kretës, është Franko Katelano dhe me radhë nëse do të marrim të gjithë shekullin e 16-të ka shumë emra, mbyllet me Klonzas dhe Damaskinos etj… Është një epokë ku për të pasur një qasje me shikuesin dhe  për dëgjesin e thjeshtë është si të luash  futboll me Garinxhën, me Pelen, me Maradonën, me Messin në të njëjtën kohë.

Është një piktor i cili ka karakteristikat e tij, ka program ikonografik shumë të thjeshtë por të mbushur me elemente të marra nga periudha e parë paleologe, por edhe nga elemente të ‘Rilindjes’”, tha Palushi.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 10,588 Votes)
  • PS (28%, 5,380 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 1,696 Votes)
  • LSI (5%, 965 Votes)
  • Të tjera (4%, 787 Votes)

Total Voters: 19,416

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.