Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pikat e nxehta që i ndajnë, Presidenti rus, Vladimir Putin viziton Stambollin

Presidenti rus Vladimir Putin po viziton Stambollin për të inaguruar një tubacion të ri gazi mes dy vendeve. Bashkëpunimi energjitik është themeli i një afrimi në rritje mes Rusisë dhe Turqisë, e cila është anëtare e NATO-s. Gjatë vizitës dy udhëheqësit pritet të trajtojnë mosmarrëveshjet në rritje në marrëdhëniet e tyre dypalëshe, për çështje që fillojnë nga Siria e deri në Libi.

Presidenti Vladimir Putin tha se marrëveshja e fundit e energjisë mes Rusisë dhe Turqisë është një shembull i “bashkëveprimit dhe bashkëpunimit” nga i cili përfiton “e gjithë bota”.

Duke folur në një ceremoni në Stamboll, presidenti rus prezantoi linjën e dyfishtë të gazit natyror që lidh të dy vendet dhe hapjen e një rruge të re eksporti për gazin rus në Turqi dhe Evropë.

Turqia, si një treg dhe vend tranzit për energjinë ruse, është themeli i lidhjeve bilaterale, thonë ekspertët.

“Bashkëpunimi në fushën e energjisë është në krye të axhendës bilaterale turko-ruse. Është e rëndësishme sepse ne nuk jemi një vend i pasur me naftë apo gaz dhe jemi mjaft të varur nga gazi dhe nafta e importuar”, thotë Mithat Rende, ekspert i energjisë.

Por ka tensione dypalëshe në rritje pasi Turqia përballet me një eksod të ri të refugjatëve sirianë shkaktuar nga një ofensivë e forcave të Damaskut të mbështetura nga Rusia.

Lufta civile në Libi është një tjetër pikë e nxehtë. Erdogan po dërgon ushtarë në mbështetje të qeverisë me bazë në Tripoli, e cila po lufton forcat e gjeneralit Khalifa Haftar të mbështetur nga mercenarët rusë të lidhur me Kremlinin.

Lidhja e natyrshme personale e raportuar gjerësisht mes Erdoganit dhe Putinit ka kapërcyer mosmarrëveshjet e mëparshme të politikës. Ekspertët thonë se lidhja mes tyre ka të ngjarë të përdoret përsëri në rivalitetet e fundit të përshkallëzimit.

“Të dy udhëheqësit takohen shumë shpesh. Duket se shkojnë shumë mirë. Prandaj është e rëndësishme të përpiqemi të mbajmë një dialog që synon të ngushtojë dallimet dhe të përpiqemi të gjejmë një emërues të përbashkët në interes të njerëzve të rajonit dhe interesat e Sirisë në tërësi”, thotë eksperti Mithat Rende.

Stambolli është në mesin e një stuhie dimri.

Por Erdogani dhe Putinin, me sa duket shpresojnë se moti nuk do të jetë një ogur i keq për bisedimet e tyre./VOA

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *