Duke e quajtur Izraelin një ‘republikë bananeje ’, Pfizer ka ngrirë dërgesat e mëtejshme të vaksinës Covid-19 derisa të paguhet për 2.5 milionë dozat e fundit, raportuan mediat izraelite. Goditja vjen mes një konflikti politik në Tel Aviv.
Rreth 700,000 doza të vaksinës Pfizer priteshin të mbërrinin ditën e diel në Izrael, por janë ndaluar nga Pfizer derisa të paguhet shuma 2.5 milionë euro e dozave të fundit.
Sipas Jerusalem Post, ky ndalim i vaksinave vjen si pasojë e një konflikti politik në Tel Aviv.
Komenti zyrtar i Pfizer ishte se kontrata origjinale me Izraelin për një numër të paspecifikuar të dozave, e nënshkruar në nëntor 2020, kishte skaduar dhe ata ishin duke punuar për “azhornimin e kontratës” dhe “furninizimin e vaksinave shtesë”.
Ministria Izraelite e Shëndetësisë kërkoi miratimin e 30 milionë dozave të tjera ,por ky takim është anuluar për shkak të një konflikti të Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe partnerit të kolicionit të tij Benny Gantz.
Zyra e Benny Gantz deklaron se blerja e 2.5 milionë vaksinave të Pfizer është aprovuar, dhe se vonesa e pagesës është për faj të ministrit së Shëndetësisë Yuli Edelstain , një anëtar i partisë së Netanyahu.
Nga fillimi i pandemisë në Izrael kanë humbur jetën 6,248 persona.