Ish-deputeti i PD-së Klevis Blliu, në një prononcim për media, nga ambientet e jashtme të Gjykatës Penale Tiranë, është shprehur mbi vendimin e kësaj gjykata për të pezulluar çështjen e tij gjatë protestave në Astir ku pati konfrontim të pólicisë me qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës.
Balliu u shpreh se vendimi i prokurorisë për të pezulluar çështjen është një mekanizëm pólitik i përdorur nga qeveria. Sipas Balliut prokuroria nuk ka as prova as fakte dhe ndaj merren efektivë pólicie për të shpifur kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, nga Sigurimsat e Pólicisë së Shtetit.
“Ajo çka vërteton ky vendim dhe kërkesa e prokurorisë për të pezulluar çështjen, është se këto janë mekanizma pólitike që përdor qeveria.Nuk kanë as fakte,as prova, nuk kanë asgjë, marrin dy tre efektivë pólicie, të cilët shpifin për të arrestuar banorët dhe përfaqësuesit e opozitës.
Nuk ka se si të jetë ndryshe kur Pólicia e Shteti mbushet me Sigurimsat e Shteti. Nga Gjovalin Loka,te Dervishaj te Shkëmbi që kalojnë dhe vetingun dhe kanë qenë Sigurimsa të Shtetit. Këto janë norma që t’i mëson Sigurimi i Shtetit që të shpifësh mbi qytetarët dhe pastaj t’i arrestosh”.- tha Balliu.