Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Boshllëk i madh të mos pi kafe pas emisionit me Kasemin”, Vasili rrëfen çfarë mësoi nga Presidenti i Fax News: Nuk e gjente kurrë fjalën e hidhur për të thënë vërejtje

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli në moshën 59-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Vasili tha se do të ndjejë boshllëk të madh kur të vijë në studiot e Fax News dhe nuk do konsumojë kafenë e zakonshme me Hysenbelliun.

Vasili rrëfen se ka mësuar nga Presidenti i Fax News se si të përballojë nervozizmin dhe vërejtjet të mos i thotë me fjalë të hidhura, port ë gjejë mënyrën e ëmbël për të shprehur atë që nuk e pëlqen.

“E di që do vij sërish dhe të mos kem mundësi të pi kafe pas emisionit me Kasemin, ishte një rit që na kënaqte ku nuk flisnim as për politikë, por për çështje miqësore, të them të drejtën do më duket një boshllëk i madh. Ikja nga intervista, mostakimi me të e të tjera do më duket një boshllëk që nuk mbushet dot kurrë.

Më ka qëlluar të asistoj dhe në debatet me kolegët tuaj dhe më ka bërë përshtypje që të gjithë drejtuesit nervozohen, por me thënë të drejtën kam mësuar dhe unë nga Kasemi që në momente shumë delikate që nuk i dekurajonte kurrën e kurrës. Nuk e gjente fjalën e hidhur, por të ëmbël për të thënë vërejtjen që kishte. Po të mos e kesh mirësinë nuk e bën dot. Ai që është formuar dhe ka një karakter të mirë. Besoj dhe tek një gjë, nuk është gjigantizmi televiziv ai që të jep të drejtën, por fuqia e argumentit dhe raporti me të vërtetën. Fakti që në dukje i vogël ishte shumë gjigant në fuqinë e së vërtetës sepse shumë gjëra të cilat nuk gjendeshin kurrë dhe dritare të tjera ishin bërë opake, aty ishin dritaret transparente”, tha Vasili.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.