Pavarësisht çdo zhurmë që është krijuar ditët e fundit, Komisioni parlamentar i Ligjeve me pjesmarrjen virtuale në mbkledhejn e sotme të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës brenda Kuvendit kanë miratuar ndryshimet në Kushtetutë.
Me këto ndryshime do të sanksionohen listat e hapura dhe praktikisht heqja e koalicioneve parazgjedhore. Komisioni ka vendosur në mënyrë unanime që ndryshimi i pragut elektoral të mos vendoset në Kushtetutë, dhe të jetë pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal.
Thelbi i ndryshimeve është pika nr.3 e nenit 64 të Kushtetutës, e cila përcakton hapjen e listave zgjedhore për kandidatët, gjë e cila pamundëson dhe koaliconet tipike parazgjedhore mes forcave politike. Megjithatë, pavarësisht se përmes kushtetutës i hapet rruga këtij veprimi, ligjvënësit nuk e kanë specifikuar këtë duke theksuar se gjithçka do të përcaktohet përmes Kodit Zgjedhor(lexo lajmin)
Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar për këtë çështje dhe tekssa e konsideron Kuvendin e sotëm si landfill duke e ilustruar edhe me forto, thotë se zgjodhi të vrasë veten.
“Landfilli do te ndryshoje kushtetuten, pra zgjodhi te vrase veten. Ndjese pastë!!”, shkruan Vasili.
(F.GJ/FAXWEB.AL)