Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me lajmin se kompania italiane ortake e Bashkinë Tiranë në kompaninë e pastrimit të mbetjeve ‘EcoTirana’, ákuzohet nga prokuroria italiane për qarkullim parash në favor të grupit mafioz Ndragheta. Lajmi është bërë i ditur nga disa media italiane.
Vasili i drejtohet me emër kryeministrit Edi Rama ku i thotë se Ndragheta është ulur këmbëkryq në Bashkinë e Tiranës ndërsa thekson se letrat kanë dalë sheshit dhe nuk fshihen më.
Numri dy i LSI i thotë kryeministrit se është i rrèzuar dhe i mbaruar.
“O Edi Rama Ndragheta eshte kembekryq ne Bashkine e Tiranes! Boll u perpelite, nuk fshihesh dot më. Letrat dolen sheshit! Je i rrèzuar dhe i mbaruar !”, shkruan Vasili.
(FF.GJ/FAXWEB.AL)