Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar e-mailet e dërguara nga përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri në Këshillin Politik, i cili ka konfirmuar tekstin e dakordësuar nga palët politike në marrëveshjen e 5 qershorit.
Vasili publikon mesazhet ku Gjiknuri, ka konfirmuar me shkrim(e-mail) ketij Keshilli se nuk ka asnje pretendim per kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.
“Rama mashtrues,nuk kishte asnje pretendim per 5 qershorin!(Dokumenti). Edi Rama mashtron hapur kur flet per Reformen Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkaterrimin e marreveshjes se 5 qershorit.
Perfaqesuesi i Rames ne Keshill Politik Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim(e-mail) ketij Keshilli se nuk ka asnje pretendim per kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.
Ndaj Rama eshte thjesht nje dhunues i kushtetutes, nje uzurpator pushteti, nje karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tille. Shikoni e-mailet qe provojne qarte se Rama nuk kishte asnje pretendim.”- shkruan Vasili.