Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Profesioniste langaraqe”, Petrit Vasili nuk përmbahet shefes së Infektivit: S’jua mban t’ia thonë të vërteten në sy kryeministrit që dhunoi…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të shefes së Infektivit, Najada Çobo, e cila foli sot për herë të parë për situatën e krijuar në vend nga COVID-19.

Por Petrit Vasili nuk ka kursyer ofendimet, teksa e ka quajtur si ‘profesioniste langaraqe’, qe sipas tij, po fajëson popullin për pandeminë.

Ndërkohë që për ish-deputetin e LSI-së, profesionistët nuk kanë kurajo t’ia thonin në sy kryeministrit kur dhunoi çdo rregull të pandemisë, apo sipas tij kur shembi Teatrin Kombëtar.

“Profesioniste lengaraqe! Turp për profesionistet langaraqe, qe fajësojnë popullin për pandeminë.

Turp për profesionistet lëngaraqe që s’jua mban ti thonë te vërteten ne sy kryeministrit qe dhunoi gjithshka dhe çdo rregull te pandemisë.

Turp për profesionistet lëngaraqe qe mbyllen gojën kur Kryeministri me mijra police dhunoi çdo rregull dhe shembi teatrin. Lexojini ç’ka thene kryeministri mor lengaraqe dhe trimërohuni nje sekonde te vetme ne emer te profesionit dhe humanizmit ndaj njerezve dhe tregoini vendin sharlatanit

Lexojini pra dhe skuquni… : Rama ne 2 maj deklaronte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja cfare thoshte po ky Rama ne 2 qershor: ”doni, nuk doni ju, që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte perdorimin e maskave: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.

Me 17 mars Rama refuzonte te bente testime ja cfate thoshte: “Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin.”- shkruan Vasili.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *