Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ndryshim i sistemit dhe heqje e koalicioneve”, Vasili i pret hovin opozitës parlamentare, zbulon ‘asin’ nën mëngë: Ja për çfarë është zotuar mazhoranca

Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili gjatë një intervistë për Fax News, foli në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, ku sipas tij mbi të gjitha është arritur që garancia e votës.

“Tani besoj që ato parakushte me të cilat ka nisur vite më parë, pavarësisht nga sabotimi që i ka bërë Partia Socialiste, ka qenë për disa përmirësime të domosdoshme të kodin zgjedhor, për përmirësimin gjithmonë dhe më të madh të standartit të zgjedhjeve. Ka arritur pritshmëri, së pari garancitë për votën janë rritur mjaft. Ky ka qenë zemra e procesit të Reformës Zgjedhore. Janë disa garanci që janë të rëndësishme. Ka disa risi të jashtëzakonshme të cilat përmirësojnë procesin. Nuk nënkupton revolucion, por në çdo herë janë shtuar elemente të reja për ta përmirësuar. Kemi kërkuar barazi për procesin e votimit dhe ato privilegje që ka mazhoranca ato kemi edhe ne.”- tha Vasili.

Sakaq opozita parlamentare ka paralajmëruar se nuk do ta votojë draftin, nëse nuk merren parasysh edhe propozimet e tyre ku ndër to është ndryshimi i sistemit si dhe disa deputetë kanë propozuar heqjen e koalicioneve.

I pyetur në lidhje me draftin final që do të kalojë në Kuvend dhe propozimet e opozitës parlamentare, Vasili tha se është e shkruar në marrëveshje, që mazhoranca nuk do të bëjë asnjë ndryshim.

Vasili i preu hovin opozitës parlmentare, duke zbuluar se në draftin e firmosur në janar të këtij viti, mazhoranca është zotuar se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në draftin final të dakordësuar në Këshillin Politik mes palëve.

“Për mua ka një mazhorancë me 120 vota atje. Ka një mazhorancë dhe një marrëveshje me shkrim midis nesh, që është replikuar dhe me marrëveshjen e 5 qershorit. Drafti shkon pa ndryshime në Kuvend dhe zotohet mazhoranca që ta bëjë këtë gjë. Angazhimet që ka marrë do ti çojë deri në fund.

Mendoj se në të gjitha rastet nuk shoh ndonjë problem për një angazhim që mazhoranca i merr vetë. Në draft thuhet se projekti final i dakordësuar mes palëve do të miratohet në Kuvend, shumica angazhohet të mos kryeje ndryshime të Reformës Zgjedhore në seancën Plenare.”- tha Vasili. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close