Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Opozita ka treguar vullnet për konsensus”, një ditë para përfundimit të afatit për Reformën Zgjedhore, Vasili: Nuk jam orakull, jam njeri i politikës

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga përfundimi i afatit të përcaktuar nga palët politike dhe nga ndërkombëtarët për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, duket se nuk do të ketë një dakrodëi mes palëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Opozita është e vendosur në kërkesat e saj për indentifikim biometrik të votuesve, ndërkohë që mazhoranca e ka cilësuar këtë gjë si të pamundur pasi nuk mund të implementohet në të gjithë vendin.

Përfaqësuesi i opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Petrit Vasili gjatë një interviste për Fax News, konfirmoi qendrimin e qartë të opozitës, të identifikimin biometrik të zgjedhësve, ndërkohë që shtoi se ai është njëri i poltikës dhe jo një orakull.

“Unë jam njeri i politikës dhe jo orakull. Nuk ka një zotim unilateral, është gjithmonë dypalësh. Opozita ka treguar vullnet shumë të qartë për të dhënë konsesnus, që meritiojnë konsesnus.
Nuk mund të japim konsensus, që të mos ketë identifikim të zgjedhësve, që kutitë të mbushen, nga organizata kriminale e Rilindjes që të bëjë katrahurën e 30 qershorit. Nuk mund të bekojmë një vjedhje si ajo e 2017.

Referohuni me rezërvë për z. Gjiknurin, pasi ai ka rekorde shumë të errëta në lidhje me zgjedhjet pasi
ka dalë në përgjimet e vitit 2017, dhe duhet të merret me rezerva pasi është një burim jo i sigurtë informacioni. Gjithë debati politik duhet të parë për integrimin. Kjo është një 15 çështjet e BE-së. Pra ka një strategji për të bllokuar integrimin europian dhe fajtor është Edi Rama.”- tha Vasili.

Sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhore, Vasili theksoi se kjo nuk ka qenë një nga kushtet e vendosur në tavolinë dhe s eproblemi nuk qendron tek sistemi, por tek mbushja e kutive me vota të vjeshura.

“Çështja e sistemit nuk ka qenë një nga kushtet themelore të vendosura në tavolinë, sepse Shqipëria e ka kusht hapjen e negociatave, për shkak të votave të manipuluar. Nëse nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, sistemi do të kishte fatin e 4 sistemeve të tjera.
Do të jetë e qartë se nëse nuk garantohet vota, cilido sistem që të propozohet do të hyjë në krizë si çdo sistem më parë. Ky sistem nuk u diskutua në tre palë zgjedhje, ky hyri në krizë pikërisht kur kriminelët futën duart në sistem.”- tha Vasili.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *