Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Petrit Vargu për deklaratën e zyrës së OBSH-së: Po kërkohet shkarkimi i shefit të madh, nuk po sillen siç pritej

Mjeku Petrit Vargu ka folur pasditen e sotme në një lidhje me skype për Fax News për situatën në vend ndërsa përhapja e koronavirusit vijon të jetë aktive dhe marrë jetë njerëzish.

Vargu ka komantuar edhe deklaratën e kreut të zyrës së OBSH-së në Shqipëri që tha se Shqipëria është duke e menaxhuar si duhet situatën me pandeminë.

“Unë mendoj se nëpërmjet testimeve do mund të dalim dhe integrohemi në jetën tonë të zakonshme. Testimi i dytë është po aq i rëndësishëm sa i pari. 

Të gjitha sipërmarrjet dhe subjektet tregtare duhej të kishin kredi shumë të buta. Qeveria duhet të bëjë punën e saj që askush të mos mund të abuzojë pasi është po ky shtet, po ne që do ta pësojmë. Ne nuk jemi vend perëndimor, por për shtresat në nevojë duhen dhënë ndihma, jo me gjëra që konsumohen për 2-3 ditë. Shteti të ngrejë vigjilencën sepse operatorë të ndryshëm fillojnë të përfitojnë nga rasti për të marrë benefite.

Shefi i OBSH në Shqipëri ka thënë se ka marrë të gjitha masat, por unë u habita, mbase ka marrë parasysh shifrat që jep qeveria. Unë mendoj se OBSH ka luajtur një rol jo konform asaj që pritej.Vetë një grup senatorësh amerikanë kërkojnë shkarkimin urgjent të shefit të madh të OBSH imagjinoni çfarë mund të them për një përfaqësues të organizatës në një vend të Europës.

Me testin solologjik do të ishte një punë e shkëlqyer që do ishte maksimumi i asaj që poriste populli. Shteti duhet të jetë i pari që të japi atë që duhet ti japi. Ai që thotë se shteti ynë i bën të gjitha nëse na thotë se ç’bën shteti i tij atje prej nga vjen”, tha Vargu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *