Pa sens e ka konsideruar mjeku Petrit Vargu, pròtestën e zhvilluar nga kolegët e tij në QSUT, në pritje të vendimit të qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre. Vargu u shpreh se kërkesat që ka sot sistemi shëndetësor janë shumë më të thella se ato që janë hartuar nga një grup mjekësh dhe që i janë depozituar qeverisë shqiptare.
Vargu tha më tej se ku moment do të shfrytëzohet nga qeveria, që sipas tij do të bëjë sikur arrin një marrëveshje, pikërisht për ti shërbyer në fushatë.
“Pròtesta e sotme ishte pa sens, nga kërkesat e mjekëve nuk preket thelbi, janë kërkesa minimale. E para nuk mund të ketë pròtestë mjekësh, pa pasur pròtestë dhe për infermierin, pa pasur pròtestë për sanitarët. Ka pròtestë të sistemit shëndetësor.
U kërkuan disa gjëra që do ishte më mirë të mos shpreheshin, si psh që mjekët duhet të jenë dëshmorë, ne nuk e kemi zgjedhur këtë zanat me detyrim. Eshtë një zanat që ti e bën sakrificën, nëse ka katër apo mjekë që kanë humbur jetën, ka po aq edhe inxhinierë, është diçka pa logjikë.
Nëse mjekët kanë pranuar këtë drejtor që nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, nëse ka mjekë që pranojnë këtë drejtues që nuk thotë asnjë fjalë për situatën në spitale, atëherë ti ke pranuar të punosh në ato kushte. Kjo ishte diçka artificiale, ky pròblem u ngrit në një moment kur Edi Rama u kujtua që do u rriste mjekëve rrogat.
Siç e thashë është një gjë jashtëzakonisht e mirë kjo iniciativë që kanë marrë mjekët, por duhen ndryshime shumë më të thella. Jo të kujtohemi në një moment para zgjedhjeve, që qeveria ta shesë si sukses.
Ka mjekë që shkojnë në punë me tuareg e benza, parapëlqej shumë më tepër grevën e naftëtarëve sesa atë të kolegëve të mi. Nuk është një pròtestë që më prekë, kur e shoh në TV”, u shpreh Vargu.
(E.K/Faxweb.al)