Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Petrit Fusha ”me dorë të hekurt” penalizon prokurorët, e papritura para Prokurorisë së Tiranës. Zbardhet ç’ka ndodhur

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës ”me dorë të hekurt” penalizon prokurorët duke u mbyllur derën e institucionit.

Redaksia e ”Shuplaka”-s mori sot në mëngjes një sinjalizim nga qytetarët që ishin duke kaluar para prokurorisë për një grumbull të madh makinash. Me të shkuar në vendngjarje zbuluam se nuk kishte ndodhur asnjë aksident, as ndonjë sherr i momentit. Automjetet që kishin bllokuar rrugën ishin të prokurorëve.

Situata sot para Prokurorisë së Tiranës

Sipas burimeve, prokurorët  dhe një pjesë e administratës kishin mbetur jashtë, pasi Fusha u kishte mbyllur derën e institucionit në orën 08:00 dhe askush prej tyre kishte ardhur jashtë orarit është penalizuar.

Mësohet se ndalimi i hyrjes ka ndodhur për thuajse një orë, derisa të verifikoheshin emrat e personave të munguar, duke u hequr ditën e punës.

Sot 25 punonjës janë penalizuar, të martën 40, ndërsa të hënën 67. ”Dora e hekurt” e Fushës ka nisur të funksionojë në befasi që të hënën, ku mes 67 punonjësve të penalizuar, 9 prej tyre ka menduar t’i nxjerrë nga lista, duke i lejuar të hyjnë në punë.  Ende nuk dihet pse 9-të prej tyre ka arritur t’i shkëpusë nga lista.(V.G/SHUPLAKA)

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *