Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Demokrat i orëve të para”, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i njohur beratas

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 basketbollisti beratas dhe arbitër i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin Covid në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me Coronavurusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas,që e kujtojnë atë me nostalgji. 72-vjeçari Petraq Gjogu ka qënë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’90 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij, ka qënë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90.

Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi,duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”,i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *