Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ambasadori gjerman tregon kushtin dhe vendos afat: 2 detyrat që duhen përmbushur për integrimin

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peterr Zingraf ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes aktorëve politik për Reformën Zgjedhore, duke pohuar se  dakordësia e Këshillit Politik për elemente të saj është një “nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”.

Zingraf thotë se gjithashtu e rëndësishme është zbatimi i asaj që është arritur me marrëveshje. Sipas ambasadorit, Gjermania ka në vëmendje “në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”, dy institucione të rëndësisë së lartë në vend.

“Këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës.

Deklarata e plotë: Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit.

Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri. Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *