BotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta legjenda e repit (FOTO)

Është ndarë nga jeta reperi i njohur.

Mediat locale raportojnë se këngëtari I famshëm u largua pë rnë botën tjetër pasi pësoi një atak kardiak.

Reperi njihet nga kënga “Flava in ya ear”.

Craig Mack ka ndërruar jetë dje në moshën 46-vjeçare.

Ai ishte i shtuar në një spital afër shtëpisë së tij në Karolina.

Mack mori famën në vitin 1994 dhe më pas bashkëpunoi me P Diddy dhe publikoi albumin Get Down.

Më vonë ai e la repin dhe ja dedikoi jetën besimit dhe siç u raportua reperi i ishte bashkuar kishës konservatore Pentecostal.

“U mundova ta bindja të bënte sërish muzikë. Ai e ndjente se duhet t’i përkushtohej besimit dhe të mos bënte më rep. U mundova t’i shpjegoja se ai mund të lëvdonte Zotin nëpërmjet muzikës së tij. Ai u bind, i dërgoja nja 5, 6 këngë, por nuk dëgjova më nga ai,”- tha producenti Mo Bee.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *