FlashSportTe FunditTe Gjitha

Pësoi tre gola ndaj Kosovës, ish-legjenda e United “dërrmon” Anglinë: Zakoni i vjetër i tyre…

Roy Keane, ish-legjenda e Manchester United dhe një ndër futbollistët më të ashpër që janë njohur ndonjëherë në fushën e blertë, i ftuar analist në studio, pas përfundimit të ndeshjes Angli-Kosovë 5-3 nuk ka kursyer djemtë e Southgate, duke i kritikuar sidomos për faktin që pësuan tre gola…

Për ITV, ai tha: “Ishte ndeshje shumë e bukur për t’u parë dhe shijuar, por futbollistët anglezë duhet të jenë autokritikë… Anglia vazhdon të ketë disa zakone të vjetra dhe të gabuara!

Për shembull, kur sheh se ndeshja teorikisht ka mbaruar pasi janë shumë përpara me gola, lëshojnë çdo gjë. Dakord, mund të humbasësh topin ose të japësh pasimin jo siç duhet, por jo të mos vraposh më!”.

“Duhet të rregullojnë këtë gjë, sepse në futboll mund të të godasin pa pritur. Asnjëherë nuk mbaron loja duke lëshuar totalisht. Shihja futbollistë që nuk ndihmonin më shokun”.

“Më duket sikur futbollistët e Anglisë mërziten shpejt… Nuk janë duke u stërvitur te klubi i tyre por përfaqësojnë kombëtaren”.

Albin Kurti kreu vizitën e parë të tij zyrtare në Shqipëri, po u vu re qartazi tensioni mes tij dhe Ramës sidomos për Shengenin Balkanik ....

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *