Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në Luksemburg pasditen e sotme, ministri i Jashtëm slloven Karl Erjavec tha se çështja nëse Komisioni Europian do të rekomandojë të martën hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë është ende e hapur.
Ai theksoi se ishte e vështirë të parashikohej se çfarë do të ndodhte, por shtoi se ishte pesimist se asnjë vend nuk do të merrte një rekomandim.
Komisioni Europian do të publikojë nesër Raport-Progresin për vendet e Ballkanit Perëndimor ku pritet të përcaktojë çeljen e negociatave. Mediat kanë paralajmëruar se Komisioni do të propozojë hapjen e negociatave, por duke kushtëzuar në rastin e Shqipërisë me rezultatet e procesit të vettingut dhe rezultatet në reformën në drejtësi.
(E.L./Faxweb)