16:45 | 26/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pesë të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

22:56 | 04/02/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pesë të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

Tre persona kanë vdekur në Austrinë perëndimore brenda 24 orëve pasi ortekët goditën rajonin dhe autoritetet po paralajmërojnë banorët dhe turistët për rreziqet e shtresave të paqëndrueshme të borës.

Një zëdhënës i policisë tirolane tha për AFP se një “entuziast amator i sporteve dimërore” u vra sot në Kaltenbach, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tij. Sipas agjencisë austriake APA, bëhet fjalë për një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, i cili po bënte ski jashtë pistes.

Të premten, një 32-vjeçar kinez humbi jetën pasi doli nga pista për shkak të një orteku në resortin e skive Zelden.

Herët në mëngjes, një tjetër skiator i zhdukur prej ditës së djeshme është gjetur i vdekur, i zhytur në dëborë, në zonën fqinje të Voralberg. Sipas APA, bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-tave.

Ditët e fundit rreziku i ortekëve është rritur në Tirol dhe Voralberg për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës. Shërbimet e mbrojtjes civile në këto zona u bënë thirrje të gjithë entuziastëve të sporteve dimërore që të jenë tepër të kujdesshëm, por ngritja e nivelit të gatishmërisë në 4 (në shkallën pesëpikëshe) nuk i ndaloi shumë turistë aventurierë të dilnin jashtë pistes. Sot janë organizuar edhe shumë operacione shpëtimi, në kushte të vështira.

Pushimet shkollore të shkurtit kanë nisur në Vjenë dhe vendpushimet e skive janë mbushur plot, pas një periudhe vyshkjeje, kryesisht për shkak se në fillim të sezonit, për shkak të motit të mirë, nuk kishte borë në lartësi të ulët dhe mesatare.

Dy të vdekur në Zvicër

Dy skiatorë të tjerë, të cilët kishin dalë nga pista, humbën jetën nga një ortek në kantonin Grisons, në juglindje të Zvicrës. Sipas policisë lokale, një anëtar i tretë i grupit u përfshi gjithashtu nga orteku, por shpëtoi i padëmtuar.

Dy viktimat ishin një grua 56-vjeçare dhe një burrë 57-vjeçar.

Operacioni i shpëtimit u pezullua për pak kohë dhe rifilloi në orët e para të pasdites për shkak të kushteve të këqija atmosferike në zonë dhe dukshmërisë shumë të kufizuar.

Pas

Biden përgëzon pilotët që rrëzuan balonën kineze

Para

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Para
Horoskopi për ditën e mërkurë, 6 korrik 2022

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Kristjan Prenga bën histori duke marrë dy tituj, ‘shkatërron’ amerikanin në raundin e 3-të

Studenti japonez erdhi në diplomim i veshur si Zelensky në shenjë solidariteti me ukrainasit

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Ndihem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit”, Kiara pas daljes nga “BBV”: Nuk do e harroj kurrë momentin e dasmës, do ta përjetoj njësoj sa herë ta shoh

Aksident në Rrugën e Elbasanit, përmbyset autobusi në afërsi të Fakultetit Ekonomik, 3 të lënduar

Mbledhja e 2 qeverive në qershor, Rama pret Kurtin në Tiranë: Simpati për kurajon dhe realizmin me Serbinë

“Big Brother” i bëri bashkë, zbulohet sherri para disa vitesh mes Qetsorit dhe Kiarës

SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia po planifikon të përdorë armë bërthamore

Si u bë Serbia ‘viktima më e madhe’ e luftës në Ukrainë

Alpinistët serbë u bllokuan në Theth, dy helikopterë u vijnë në ndihmë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.