22:08 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pesë të arrestuar në qytetin e Fierit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për përndjekje (EMRAT)

14:34 | 24/09/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pesë të arrestuar në qytetin e Fierit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për përndjekje (EMRAT)

Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona në orët e fundit, njeri prej të cilëve i shpallur në kërkim për përndjekje, i identifikuar si shtetasi Haxhi Hoxha.

Shtetasi Dritan Kasëmi u arrestua për dhunë në familje, veper per te cilen u arrestua dhe Kevin Sota. Ndersa n nga qarkullimi rrugor u arrestuan shtetasit Ylli Rabja dhe Xhuljan Craga.

Njoftimi:

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, 1 i cili ishte në kërkim për “Përndjekje”, 2 u arrestuan për “Dhunë në familje” dhe 2 u arrestuan nga qarkullimi rrugor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. H., 60 vjeç, banues në Peshtan i Madh, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 21.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Po nga këto struktura u arrestua për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasi D. K., 28 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 40 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
•Y. R., 50 vjeç, banues në Lushnjë pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
• Xh. C., 27 vjeç, banues në Kallm, Fier, pasi në fshatin Kallm, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasin K.S., i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(E.F/Faxweb.al)

Pas

Vaksinimi i detyrueshëm, Alimehmeti kategorikisht kundër: Po shtohen pasaportat fiktive, e gjitha do na kthehet në boomerang  

Para

Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një banesë, bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra

Para
Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një banesë, bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra

Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një banesë, bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.