Pasuria e Diego Maradonës mund të shkaktojë një sherr të madh në familje nëse nuk i ka vënë pikat mbi “i” para se të largohej nga kjo jetë. Mbetet e paqartë nëse ka lënë testament në lidhje me pasurinë e tij pasi ndërroi jetë papritur nga një arrest kardiak.
Maradona lë pas pesë fëmijë që i njihte si të tijët dhe gjashtë të tjerë me të cilët ka qenë mjaft i lidhur.
Para se të ndërronte jetë, një nga vajzat e tij bënte shpesh shaka se mund të formonte ekip futbolli me fëmijët e tij. Maradona kishte njohur dy djem dhe tre vajza nga katër gra të ndryshme, përfshirë ata me ish-gruan e tij Claudia Villafane dhe ish partneren afatgjatë Veronica Ojeda.
Giannina Maradona, një nga dy vajzat e ish-futbollistit nga Villafane, bëri shaka vitin e kaluar pasi u bënë publike emrat e tre fëmijëve të tjerë në Kubë: ‘Edhe tre të tjerë të nevojshëm për ekipin prej 11 fëmijësh!!!’
Ndërsa në tetor të vitit të kaluar, një 23 vjeçare pretendonte se kishte një vajzë me Maradonën.