Mëngjesi i sotëm i ka gjetur kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj , ambasadoren Yuri Kim, dhe ambasadorin izraelit në Tiranë, duke përuruar memorialin e Hôlôkaustit në zonën e kodrave të liqenit. Të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe Kim, kanë vlerësuar rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hèbrènjve, në një periudhë kur vetë vendi ynë ishter në díktáturë.
“Nuk mendoj që ka shumë vende në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë. Në fakt kjo është ajo që unë mendoj, populli hèbraik mendon për ata që janë të drejtë, janë persona që kanë treguar trimëri kundrejt çdo sfíde. Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit familjet shqiptarë shpëtuan qindra familje hèbrenj.
Shqiptarët punuan për të shpëtuar hèbrenjtë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre. Është një histori frymëzuese e besës shqiptare. Jam krenare që qeveria e SHBA ka mundësi që të vlerësojë guximin e popullit shqiptar për këtë memorial. Do të doja të falenderoja popullin shqiptar që na dha një shembull të shndritshëm. Vlerësoj ambasadorin John Withers që bëri përpjekje për ngritjen e këtij memoriali. Me miliona hèbrènj u pèrsèkutuan dhe u pùshtuan”, tha ambasadorja Kim.
Vetë kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij, se brezat që do të vijnë do të mësojnë për atë që kanë bërë shqiptarët për hèbrènjtë. Ai tha se historia e shpëtimit të hèbrènjve në Shqipëri është histori dhe realitet i mahnitshëm.
“Më vjen mirë që ky memorial është i përfunduar, dhe do të mund t’i tregojmë fëmijëve kuptimin e fjalëve të shkruar në këto 3 gurë, që jo rastësisht kanë 3 gjuhë, hèbráisht, shqip dhe gjuhën e atyre që merr forcën e fuqisë së madhe në kërkim të një bote më të mirë, që bënë të mundur çlrimin e botës nga mállkimi názist.
Historia e shpëtimit të hèbrènjve në Shqipëri, është histori mahnitëse por nuk është fillimi i historisë të një marrëdhënieve shumë të çuditshme mes hèbrènjve dhe shqiptarëve, që daton në shekullit të dytë pas Krishtit, kur për herë të parë u shfaqën në brigjet e Adriatikut dhe më pas në shekullin 15-16 u rishfaqën dhe instaluan në pika të ndryshme.
E dyta që vlen të kujtohet është se përpara Luftës së Dytë Botërore, para se kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike dhe mbresëlënëse të shpëtimit të jetëve, Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar shábátin, që të gjithë qytetarët që i përkisnin popullit hèbrè, kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte, dhe askush s’kishte të drejtën t’ju ndërpriste shpërblimin për punën.
Them me bindje që Shqipëria me episode, me personazhe me momente epike të njerëzve të drejtë mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollywood, që ka prodhuar disa kryevepra lidhur me këtë epokë, por do kishte prodhuar kryevepra edhe më të pabesueshme nëse do të ishte referuar episodeve të hèbrènjve në Shqipëri. Janë realitete të mahnitshme,” tha Rama.