Një person ka rënë pa ndenja në mes të rrugës, në afërsi të zonës së 21 Dhjetorit në kryeqytet.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka rënë pa ndjenja në tokë është një punonjës i pastrimit në Bashkinë e Tiranës.
Nuk dihet ende se cila është gjendja e tij, ndërsa dyshimet e para janë se ka humbur ndjenjat për shkak të dehidratimit dhe temperaturave të larta.
Personi ka qendruar për disa minuta i shtrirë në rrugë në Tiranë, ndërkohë që kurioziteti i qytetarëve ka qenë mjaft i madh. Më pas ka mbërritur ambulanca dhe ka bërë të mundur transportimin e tij drejt spitalit.