AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Personeli është i rrezikuar nga koronavirusi”, Jaçaj flet për situatën në spital: Janë shumë pak mjekë infeksionistë në vend, janë të patrajnuar

Kreu i Shoqatës së Infermierëve në Shqipëri Elson Jaçaj, në një intervistë për Fax News ngriti shqtësimet që ka mjeksia në vend në rastin e përballimit të emergjencës të koronavirusit.

Jaçaj u shpreh se personeli i mjekëve është i papajisur me masa mbrojtje për veten e tyre, ndërkohë që shtoi se nuk ka as personel për ta përballuar.

Jaçaj po ashtu shtoi se mjekët nuk prononcohen se ndjehen të rrezikuar për vendin e punës, porn ë fakt ato ndjehen edhe për jetën e tyre.

“Nuk duan të identifikohen se thonë se ndjehen të rrezikuar për vendin e punës, por në fakt ato ndihen të rrezikuar edhe për jetën e tyre, realiteti është krejt ndryshe nga ajo që thuhet në media. Në ditët e fundit kemi parë disa reagime të mjekëve në QSUT dhe po deklarojnë që jo vetëm nuk kanë ambinetet e duhuara, as personel nuk kanë dhe as të trajtuar dhe për të mos folur që nuk kanë as pajisje.

Do shikojmë një fluks të madh dhe personeli është i papërgatitur. Nuk janë mjekët të trajnuar për këtë lloj trajtimesh, janë shumë pak mjekë infeksionistë në vend.

Ne e kemi vënë re që asnjë nga personeli nuk është i pajisur për materialet e duhuara për një rast të tillë, pasi duhen veshje specifike. Në informacionet tona nuk është thënë se ka të prekur.

Ne kemi informacion se kjo sëmundje është afruar dhe nuk tregon se jemi imun, pas disa ditësh mund të kemi disa persona të prekur. Nëse kalon në pandemi i gjithë personeli duhet të jetë i përgatitur dhe më pa të sigurohen ambinetet e duhura për këto raste. Ministria duhet të kishte reaguar më herët.”- u shpreh Jaçaj.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *