Dy shqiptarë janë lënduar pas një sulmi në qytetin Essen të Gjermanisë. Mediat e huaja bëjnë me dije se dy personat, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Maqedonia janë sulmuar brenda makinës së tyre nga disa persona ende të maskuar.
Policia gjermane bën me dije se shoferi 43-vjeç nga Maqedonia e Veriut ka marrë plagë seriozë, ndërsa 28-vjeçari nga Kosova ka marrë disa lëndime më të lehta.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të maskuarit kishin goditur fillimisht veturën dhe më pas shoferin dhe pasagjerët me mjete të forta, ndërsa pas, sipas dëshmitarëve, ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Ndërkohë sipas policisë gjermane nuk ka të plagosur me armë zjarri, ndërsa automjeti i të lënduarve ka marrë dëme të mëdha dhe dritaret i janë thyer totalisht. Pas sulmit, personat e maskuar të cilët sulmuan automjetin u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin luksoz Porsche Cayenne.
Pas disa orësh policia në Dortmund, bën me dije se është arrestuar një 56-vjeçar gjerman.
(R.G/Faxweb.al)