Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Tensione midis SHBA-Rusi, Kremlini dëbon diplomatët amerikanë pasi kabineti Biden përzuri përfaqësuesit rusë

Jo më pak, por 10 diplomatë Rusë janë dëbuar nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe janë vendosur sanksione kundër dhjetëra kompanive dhe njerëzve të tjerë, duke e mbajtur Kremlinin përgjegjës për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar dhe hakerimin e agjencive federale.

Masat gjithëpërfshirëse kanë për qëllim të ndëshkojnë Rusinë për veprimet që zyrtarët amerikanë thonë se prerë në thelbin e demokracisë amerikane dhe për të parandaluar aktet e ardhshme duke imponuar kosto ekonomike në Moskë, përfshirë duke synuar aftësinë e saj për të marrë hua para.

Por, këtij veprimi, Rusia i është përgjigjur me të njëjtën monedhë, sic lajmëroi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov gjatë një conference për shtyp.

“Në formë të barabartë do t’i përgjigjemi kësaj mase. Do të kërkojmë që 10 diplomatë amerikanë në Rusi të largohen nga vendi”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov në një komunikim për mediat, së bashku me homologun e tij serb.

Ai gjithashtu tha se ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të presidentit Vladimir Putin, Yury Ushakov, kishte rekomanduar që ambasadori amerikan, John Sullivan të kthehej në Uashington për të kryer “konsultime serioze”.

Në muajin mars, ambasadori i Rusisë në Uashington u kthye në Moskë për konsultime, pas një deklarate të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili e kishte quajtur Putinin “një vrasës”.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se tetë zyrtarë të lartë të administratës aktuale amerikane dhe asaj paraprake do të ndalohen të hyjnë në Rusi. Ndalesa përfshinë Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimebe (FBI), Christopher Wray, drejtoren e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, Prokurorin e Përgjithshëm, Merrick Garland dhe Sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Lavrov gjithashtu theksoi se Moska po shqyrton marrjen e masave “të dhimbshme” që do të mund të shënjestronin bizneset amerikane në Rusi dhe do të vendoste sanksione ndaj tetë zyrtarëve amerikanë.

Moska gjithashtu planifikon të ndalojë aktivitetin në Rusi të fondeve amerikane dhe organizatave joqeveritare që ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit, tha ai.

Këto lëvizje të Moskës po ndodhin një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë si hakmarrje për ndërhyrjet në zgjedhje, sulmet kibernetike dhe atë që Uashingtoni e përshkroi si aktivitetet e tjera të huaja “të dëmshme” të Moskës.

Presidenti amerikan, Joe Biden, më 15 prill njoftoi për dëbimin e 10 diplomatëve rusë dhe sanksione kundër dhjetra individëve dhe entiteteve të tjera ruse.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.