Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Përshëndetje zoti Ed, më fal..”, Basha shkëmben batuta pikante me fermerin në Lezhë: Nuk do të fshihem, do të vij prapë

Kreu i PD-së po vijon me turin e tij të takimeve ‘Shpresë për Shqipërinë’, ndërsa sot është ndalur në Lezhë në një takim me fermerët e zonës ku ka dhënë dhe premtimet e tij për më shumë mbështetje për ta si dhe anulimin e të gjitha aferave korruptive të qeverisë socialiste.

Ndërsa shumë prej fermerëve kanë adresuar shqetësimet e tyre, ndër ta ka pasur dhe dyshues për qeverisjen e ‘nesërme’ të opozitës së sotme.

Një prej tyre madje i ka ngatërruar dhe emrin kryeopozitarit duke e e thirrur në emër të kryeministrit Rama.

Në mes tyre janë shkëmbyer batuta pikante, ndërsa Basha ka ritheksuar se ai do të rikthehet sërish për tu takuar me ta kur të jetë në pushtet pasi do t’i mbajë premtimet e dhëna.

“Nuk kam ndërmend të fshihem për t’ju ikur përgjegjësive. Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia”, tha Basha.

BATUTAT

Fermeri: Përshëndetje zoti Ed, më fal

Basha: Mirëmbrëma zoti Zef

Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.

Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë dicka edhe atij

Fermeri: Jo për Zotin këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne. Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu? Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjec, asnjëri se ka pru. A do mundesh me u kthy prap me këto fjalë që na the?

Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??

Fermeri: Po, paradite Zef.

Basha: Po mbasdite?

Fermeri: Mbasdite si të duash.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *