Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Përse Trump nuk pranoi të takonte Ramën”, prapaskenat e vizitës në Amerikë (VIDEO)

I ftuar në studion e FaxNews, gazetari Aulon Kalaja ka folur për takimin që presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të takonte kryeministrin Edi Ramën.

Kalaja shprehet se mediat e Ramës raportonin për një takim mes tij dhe Presidentit te ShBA, takim qe nuk u zhvillua.

Ka qënë Presidenti Donald Trump që ka refuzuar Ramën dhe uljen ne tryezën e bisedimeve me të. Shkaqet janë të paqarta, por mund të meren me mend.

“Në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, tek zhvilloheshin punimet e Organizates së Kombeve te Bashkuara, merte pjesë dhe Kryeministri Edi Rama. Media pranë tij raportonin për një takim mes tij dhe Presidentit te ShBA, takim qe nuk u zhvillua.

Edi Rama dhe të tij nuk nguruan që të shisnin foton protokollare që Presidenti i SHBA, i’a rezervon çdo lideri të delegacioneve pjesmarrëse në OKB, si “Photo of the Day”. Por e vërteta është se nuk bëhej fjale vetëm për nje shtrëngim duarsh, Rama dhe lobuesit e tij pretendonin shumë më shumë se kaq. Burime thonë se ishte parashikuar nje takim ne zyrat private të Presidentit të SHBA, pra në “Trump Tower”. Por ka qënë Presidenti Donald Trump që ka refuzuar Ramën dhe uljen ne tryezën e bisedimeve me të. Shkaqet janë të paqarta, por mund të meren me mend.

Stafi i Ramës, si fillim hodhi në tregun mediatik foton që Trump kishte bërë me ciftin kryeministror shqiptar, por si kjo foto kishte dhe 60 të tjera, pasi të gjitheë udhëheqësit e delegacioneve botërore, kishin postuar një të tillë. Ndërkohë, që mediat pranë Ramës flisnin për një foto tjeter të Trump dhe Rama, duke biseduar ulur rreth një tryeze dhe ky ishte një lajm i rremë, pasi nje foto e tillë nuk u botua kurre.
Megjithese, Rama e la popullin e tij në kaosin e termetit, e paprecendete për një lider tjetër të një shteti dhe u nis me avion privat drejt SHBA dhe qëndroi në suitat luksoze të hoteleve njyjorkeze, ai u kthye duarbosh dhe “veshulur” nga New York. Sigurisht, që pritshmëritë e tij ishin krejt te tjera, por shuplaka e Trump ishte shembullore. Ndërkohë, që asnjë nga mediat në Shqipëri nuk e komentoi këtë ngjarje domethenese,” është shprehur në fjalën e tij, gazetari Kalaja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *