Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Përralla me gogol që iu tregohen fëmijëve”, eksperti ‘fshikullon’ Artan Lamen: S’ka mbyllur legalizimet as në Ersekë, 28 ndërtime janë pa leje!

Kreu i shoqatës së Gjeodeteve Romeo Nazarko, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka folur lidhur me situatën në Kadastër dhe çështjet sensitive të pronave.

Nazarko tha se përveç shkrirjeve të Hipotekës dhe Aluizni-t asgjë nuk ka ndryshuar me ligjin e ri që ka kaluar qeveria shqiptare, ndërsa e cilësoi ende një problem të rëndësishëm çështjen e emërimeve politike në administratë.

“Nuk ka ndryshuar asgjë pas ligjit të ri për Kadastrën, i vetmi ndryshim që kemi është se ka vetëm një drejtor për Kadastrë, vijojnë që emërimet të bëhen në bazë të preferencave mjekësore. Bashkimi i Hipotekës dhe ALUIZN-it është i gabuar, pasi i njëjti drejtor ushtron presion për të nxjerrë titujt e pronësisë, dhe i njëjti drejtor për ti regjistruar ato. Ka pasur disa dorëheqje, që tregon se emërimet janë politike, kur nuk kanë eksperiencë profesionale, vendosin që të largohen”, u shpreh Nazarko, i cili më pas u ndal dhe te deklaratat e Artan Lames në emisionin Opinion.

Nazarko tha se Lame ka gjashtë vite që është në detyrë, dhe tashmë duhet ti japë fund konstatimeve të gjendjes, dhe duhet të japë sa më parë zgjidhje. Sa i takon procesit të legalizimit, Nazarko u shpreh se ende ka shumë punë për të bërë, dhe Lame nuk ka mundur të mbyllë këtë çështje as në qytetin e tij të lindjes, Ersekë, që ka numrin më të ulët të ndërtimeve pa leje.

“Pashë që emisioni u kthye në një reklamë, ai ka 6 vite në detyrë, do të duhej që të dalësh me zgjidhje konkrete, në atë mision pashë përralla me gogol që iu tregohen fëmijëve të vegjël. Është rast unikal, ku Lame bëri një ligj për tu bërë drejtor.

Nuk ka sesi të humbasin dokumente, pasi në arkivën e ASHK-së ruhen të gjitha dokumentet origjinale, prandaj them që në atë emision më shumë ishte një reklamë për Lamen. Në rast se nuk janë në gjendje që të mbyllin procesin e legalizimit, atëherë të kërkojnë ndihmë nga ne që jemi grupet e interesit.

Qyteti që ka numrin më të vogël të palegalizuara është Erseka, që është dhe qyteti i lindjes së Lames, dhe në 6 vite nuk arriti dot që të mbyllte as legalizimet në qytetin e tij. Ne jemi në terren dhe nuk është mbyllur as 40% i procesit të legalizimit, çak do të thotë se qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë veprim me pronat e tyre.

Kadastra është banka më  madhe e Shqipërisë, dh eta përdorësh atë si një magazinë është e papranueshme”, u shpreh më tej Nazarko.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.