AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Përplasjet në Komisionin Hetimor, shtyhet me dy muaj afati i punimeve

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit ka miratuar me 7m vota pro dhe 2 kundër shtyrjen  me dy muaj ta afatit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë kjo seancë është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve.

Alimadhi: Do të kërkoja që të paraqiteshin përpara këtij komisioni të gjithë drejtuesit e institucionet që kanë anuluar dekretin e presidentit. Ngritja e këtij komisioni i privon lirinë dhe të drejtat presidentit. Kam kërkuar të shtyhet afati i këtij komisioni. Ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk kemi një shkelje të rëndë. Presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi

Manja: Ky komision do të pres vendimin e komisionit të Venecias. Lind nevoja për t’iu drejtuar Kuvendit për të patur një afat shtesë. Kam propozuar që zgjatja të jetë me 2 muaji. Afati i kërkuar është në funksion të objektit të hetimit

Alimadhi: Të gjitha institucionet që ne kemi marrë shkresa të paraqiten në komision

Manja: Do të ketë një seancë dëgjimore për të administruar dokumentat që janë marrë nga institucionet që janë kërkuar komisioni

Hyseni: Kërkesa për shtyrjen e afatit të komisionit, është proceduriale. Unë jam pro shtyrjes së afatit të komisionit hetimro

Manja: Në do ta kemi opinionin e komisionit të Venecias pas datës 12 tetor

Valteri: Nuk kemi pse vazhdojmë të shtyjmë afatin e komisionit. Propozimi jonë është që të mos shtyjmë afatin

Manja: Kërkojmë nga Presidenti që të vërë në dispozicion të komisionit hetimor informacionin e klasifikuar sekret. Ka përfunduar afati se kur presidenti duhet të dorëzonte pranë komisionit

Ndërkohë Meta e ka dërguar në Kuvend informacionin por anëtarët e komisionit ende nuk janë njohur pasi një pjesë e anëtarëve nuk janë të pajisur me çertifikatë sigurie

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *