Deputeti socialist, Ervin Bushati në një intervistë për ‘FaxNews’ me gazetaren Rovenca Cerka ka komentuar ngjarjet e fundit politike të ndodhura mes Partisë Socialiste dhe Presidentit Ilir Meta.
Bushati shprehet se lëvizjet e presidentit Meta janë një tregues se ai dëshiron të jetë në krye të opozitës.
Ndërsa më tej ai komenton dhe ngjarjen e ndodhur në zyrat e FRD-së, ku u përfshi dhe presidenti. Sipas Bushatit, Meta nuk ishte rastësisht aty, pasi sipas tij ai e kishte mirëmenduar situatën.
“Ilir Meta na ka rritur sfidën që të merremi me një problem më shumë. Në atë kohë ato ishin votat dhe ne nuk mund të mendonim që Ilir Meta nuk do të ngrihej. Një shqiptar që ka marrë kaq shumë nga Shqipëria nuk do të lindte interesin e tij personal për atdheun.
Nuk na qëlloi kështu me këtë qytetar të Shqipërisë që quhet Ilir Meta. E zgjodhëm president dhe ai bëri shumë marrëzi politike duke mos dekretuar zgjedhjet, duke caktuar një datë tjetër, e shumë çështje të tjera. Ai do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, pasi e kupton që koteci i opozitës ka nevojë për një gjel dhe ndoshta gjeli i opozitës është Ilir Meta dhe ndoshta Lulzim Basha nuk është mjaftueshëm gjel dhe bëhet Ilir Meta, s’kan pse ta vuajnë shqiptarët këtë, por…
Ilir Meta e kishte plan të shkonte në zyrat e FRD-së. E kishte plan të shkonte dhe e ka bërë të menduar shumë mirë. Mënyra pastaj se si del nga vetja është shumë e çuditshme, por unë s’jam psikoanalist jam ekonomist. Po s’mund të thuash u gjend se nuk bie nga qielli, nuk është shi dhe u gdhive nga një ëndërr ti dhe.
Nuk u gjend e kishte të menduar mirë, por se nuk e ka menduar ai mirë s’do të thotë se nuk është strategjitikisht e saktë. Ja ka fut kot mo. Ndonjëherë ne mendojmë ca ka dashur autori të thojë me atë që ka shkuar. Autori ka shkruar do të shkoj nesër në kinema, s’ka asgjë artistike në këtë shprehje. S’ka pasur asgjë politike në atë që bëri presidenti.“, u shpreh Bushati.
(R.G/Faxweb.al)