Përfaqësues të misionit të vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlametare të 25 Prillit janë takuar këtë të mërkurë me kreun e Frymës së Re Demokratike, Sali Shehun.
Burimet për ‘Faxweb’ bëjnë me dije se takimi është bërë në selinë e kësaj forcë politike, ku prej një muaji është ndërprerë energjia elektrike.
Këshilltari politik i vëzhguesve të ODIHR-it është njohur me problematikat dhe situatën e ndodhur në zyrat e FRD-së një muaj më parë. Bëhet me dije se temë diskutimi kanë qenë zgjedhjet.
“Klima e tensionit me presion i pushtetit në kundërshtim me parimet e ODIHR dhe OSBE për zgjedhje të lira, ndërsa detyrë e qeverisë është të krijojë kushtet minimale për zgjedhje. Zgjedhjet e lira kushti themelor për integrimin në Europë.”, mësohet të ketë thënë ODIHR në takim.
(R.G/Faxweb.al)