Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Përplasje në tryezën e Këshillit Politik/ PD i dorëzoi pyetjet për ODHIR-in, reagon Gjiknuri: Nuk firmos letra të njënashme! Sillni propozime konkrete për amendamente

Në tryezën e Këshillit Politik ka pasur përplasje mes palëve politike pasi PD dorëzoi një kërkesë konkrete me pyetje për ODIHR-in, gjë që ka sjellë reagimin e përfaqësuesit të mazhorancës. Burime bëjnë me dije se Gjiknuri u shpreh:

“Nuk mund të firmos letra të njënashme. Letra juaj është vazhdim i retorikës politike. Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konrekt. ODIHR-it i drejtohemi me produkt konkret për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëvëshje teorike.

Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion vetëm për cështje të administrimit zgjedhor.” Ndërsa Rudina Hajdari kërkon që të zbatohet formula që ajo ka propozuar.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Këshillit Politik dështoi pa dakordësi mes palëve politike. Bylykbashi tha në fjalën e tij se me sjelljen që PS po demonstron në këto dy mbledhje të Këshillit Politik po shkel të dyja marrëveshjet, si atë të 14 janarit, edhe atë të 5 qershorit.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshill, Damian Gjiknuri tha se kërkesa e opozitës për të marrë një mendim ekspertize nga OSBE/ODIHR është vetëm një tentativë për zvarritje. Sipas tij, opozita po kërkon që të krijojë një krizë artificiale për të justifikuar frikën e saj nga zgjedhjet.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *