Presidenti i vendit Ilir Meta tha se PS-ja në Vlorë kishte skenar që të arrinte 9 mandate, të cilin vetë kreu i shtetit ua ”kishte përvëluar”. Meta u pyet mbi përçarjen e LSI-së në Vlorë, për të cilën nuk preferoi që të jepte përgjigje, pasi sipas tij ai nuk ka asnjë interes mbi forca politike të caktuara.
Meta tha se në Vlorë nuk ka vend për çuna problematikë, dhe çimka, të cilat sipas tij mund të jenë dhe brenda radhëve të opozitës. Presidenti u shpreh se ditën e zgjedhjeve vetë ai do të qëndrojë në Vlorë, ndërsa ditën e nesërme tha se pret në një televizion lokal një përballje me Damian Gjiknurin.
“Se çfarë po bën numri 8 në Vlorë unë këtë gjë nuk e di, kishte një skenar që të merrte 9 pa ndeshje fare, por ky skenar është djegur. Për këtë skenar kam njoftuar dhe përfaqësuesit e opozitës, atje nuk ka burra Damiani, ka burra pushke kur bëhet fjala për sovranitetin e Shqipërisë.
Nuk ka vend për çuna problematikë dhe çimka në Vlorë, që i kanë rreth vetes, por edhe brenda opozitës, këtë ta dijë ai, tia thojë edhe gruas. Nesër jam në Vlorë prapë, dhe pasdite është i ftuar në televizionin 6+1, meqë ka të dhëna se unë shkoj fshehurazi në Vlorë (i referohet Gjiknurit). Janë ata që kërcënuan kryetarin e Bashkisë së Vlorës, ai skenar që ata kishin është përvëluar tashmë.
Presidenti do të jetë në Vlorë dhe ditën e zgjedhjeve, për të garantuar votat e qytetarëve të Vlorës”, u shpreh Meta gjatë deklaratës së tij nga selia.
(E.K/Faxweb.al)