Është duke u luajtur Derbi për Kupën e Italisë, ku shorti po përball Interin dhe Milanin. Një sfidë e cila ka qenë mjaftë e mbushur me tension dhe një luftë fizike mes lojtarëve ku nuk ka munguar dhuna edhe ndaj gjyqtarit.
Në minutën e 74 gjyqtari Valeri ka ndërprerë ndeshjen disa minuta pasi ka pësuar një dëmtim muskulor.
Në të 76 minutë në fushë frerët e lojës do të kalonin tek gjyqtari Cheffi, pasi dëmtimit muskulor të Valeri.
Ndërkohë Milani ka mbetur me dhjetë lojtarë pas largimit me karton të kuq të sulmuesit Ibrahimoviç. Pas golit të Rome Lukakut Interi kalon në avantazh përsëri nga një goditje dënimi me Eriksen në minutat shtesë të pjesë së dytë. Me këtë fitore zikaltërit kalojnë në fazën tjetër