Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Përplasja për Kushtetuesen/ Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, zbulohet projektrezoluta që i dërgohet Kuvendit

Sapo ka përfunduar mbledhja e konferencës së kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ku burime për Faxweb.al bëjnë me dije se u vendos hartimi i një projektrezolute me titull “Mbi nevojën e fillimit të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Kjo projektrezolutë do t’i kalojë seancës plenare që zhvillohet ditën e nesërme lidhur me propozimin e presidenti Ilir Meta për zgjedhjen si anëtare e GJ.K Marsida Xhaferllari.

“U vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kaloje seancës plenare, ku do reflektohet qëndrimi i Kuvendit ne raport me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta qe dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese”, thonë burimet nga mbledhja.

Presidenti Meta ndërkohë ka thërritur për betim pasditen e sotme 3 anëtare të zgjedhura dhe të dekretuara për KED-në, duke përjashtuar emrin e Arta Vorpsit, e cila bëri betimin e sotëm te noterja. Nuk dihet ende nëse kandidatet do të paraqiten te Meta, ndërsa mes emrave është Marsida Xhaferllari, e cila u dekretua nga kreu i shtetit për anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *