Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, nga ambientet e KZAZ-së nr.30 në kryeqytet, u prononcua në lidhje me konfrontimin fizik midis numëruesve dhe dy vëzhguesve.
Celibashi u shpreh se të gjitha autorizimet e dhëna nga KQZ për vëzhguesit në qendrën e numërimit ku ndodhi incidenti, nuk janë më të vlefshme dhe do të ndodhë zëvendësimi i vëzhguesve me persona të tjerë.
Teksa nuk dha informacion se kujt i përkisnin vëzhguesit që u përfshin në konflikt, Celibashi njoftoi pezullimin e procesit të numërimit me 4-orë.
“Procesi deri para situatës që ndodhi ka shkuar shumë mirë. Ka patur një bashkëpunim mes anëtarëve të kësaj KZAZ-je dhe numëruesve.
Për ta risjellë këtë situatë në kuadër të transparencës, kemi vendosur të shfuqizojmë të gjithëa akreditimet për vëzhguesit. Çdo autorizim i dhën për vëzhgues në këtë KZAZ nuk është më i vlefshëm dhe do të jepen autorizime të reja për vëzhgues të rinj.
Në këtë sallë nga ky moment do të jenë 13 vëzhgues të subjekteve zgjedhore, do të jen 7 vëzhgues të organizatave, deputetët dhe personeli i mediave.
Kemi autorizuar një pushim prej 4 orësh për KZAZ-në dhe anëtarët e grupeve të numërimit për shkak të lodhjes dhe të stresit.
I takon organeve kompetente për të identifikuar se kujt i përkasin personat e shoqëruar”, tha Celibashi.