Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


RajoniTe FunditTe Gjitha

Përplasja mes Thaçit dhe Vuçiç në Slloveni, Daçiç tregon ngjarjen

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç e ka konfirmuar përplasjen ndërmjet presidentit kosovar Thaçi dhe atij të Serbisë, në  Slloveni.

Sipas ministrit serb, Vuçiçi tregoi se Serbia e dëshiron paqen dhe stabilitetin duke mos e lënë askënd ta cënojë shtetin e Serbisë.

 “Presidenti Vuçiç u ka treguar të gjithëve se Serbia është për paqe, stabilitet dhe pajtim, dhe nuk do të lejojë askënd që shteti serb të poshtërohet. Kjo është shpërlbimi që morri Serbi me zgjedhjen e Vuçiçit president”, tha Daçiç në një deklaratë për media, shkruan lajmi.net

Sipas ministrit serb, në samit çdo gjë shkoi mirë përderisa Thaçi nuk e mori fjalën, i cili sipas tij e sulmoi shtetin e Serbisë.

“Ai foli me nervozizëm dhe zemërim, dhe si rrallë herë u mbështet vetëm nga disa të ish-administratës së SHBA-së dhe nga zyrtarët shqiptarë”, tha ai.

Sipas Daçiç, Thaçi e ka akuzuar Serbinë se e ka imponuar gënjeshtrën për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

“Kjo më pas solli reagimin e të tjerëve, duke përfshirë presidentin gjerman dhe atë maqedonas”, përfundoi Daçiç.

(M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *