Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përplasja me komandimet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, shtyhet sërish seanca për Shullazin, gjyqtarët duhet të japin pëlqimin për t’u përgjuar

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Shtyrja e gjyqit u bë për shkak të mosformimit të trupës, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërkohë që pjesë e trupës gjykuese është vetëm Albana Boksi.

Ligji parashikon se në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk mund të zhvillojë gjyq një gjyqtare që nuk është gjyqtar i posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në Gjykatën e Posaçme duhet që të japin pëlqimin për të qenë të përgjuar.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *