Në një kohë kur Kuvendi është me vetëm 100 deputetë, dhe me PD-në e LSI-në të gatshëm për protestat e radhës, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, thotë se zgjidhja e vetme mbeten deputetët e rinj.
‘’Dalja nga rruga qorre e PD e LSI jane deputetet zevendesues”, shkruan në një postim të pak minutave më parë Petro Koçi, po duket se ka hasur në rezistencën e ish-deputetit Nard Ndoka. Ky i fundit nuk i ndahet Koçit, pasi dhe më herët ka qenë objekt replikash me të dyve.
‘’Meme, si për 1 Prill!”, shkruan Ndoka, ndërsa reagimin e tij e shoqëron dhe me një shkelje të syrit.
Përplasja e mëhershme mes të dyve:
Koçi shkruante: “Opozita duhet të ndalojë hapat prapa e të fillojë të ecë përpara!”, ndërsa Ndoka i ka kërkuar që të mos shkrujë në rrjetet sociale ndërkohë që është në orar punë.
“Petro, mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës. Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare”, shkruante Ndoka.
Ndërkohë Koçi i është përgjigjur menjëherë duke thënë: “E mbara e forcon sigurinë kombëtare”.
(E.K/FAXWEB.AL)