Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përplasen keq analistët! Alfred Lela-Andi Bushatit: Vodhe me marifet dhe zhduke gjurmët!

Prej ditës së djeshme është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dosja ‘’Tahiri” me përgjimet audio këtë herë. Kjo ka bërë që të ketë edhe përplasje mes drejtuesve të mediave.

‘’Politiko.al”, ishte e para që publikoi audiot e bisedave mes Habilajve ku përmendej sërish edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndoshta shumica e fakteve të dëgjuara ishin përmendur edhe më parë, por ama nuk është njësoj si audio me të gjitha efektet e bisedës. Lajmi u riprodhua, diku korrekt dhe diku tjetër jo, dhe vetë Alfred Lela shprehu vlerësimet për mediat në profilin e tij në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër për Andi Bushatin, audio e publikuar nga Lela nuk kishte asgjë të re, madje e krahasoi ate më një seri telenovelash turke. Pa përtuar ai nisi një shkrim me titullin: Përgjimet / Rreziku i banalizimit të dosjes Tahiri.

Ndoshta i duhej për të freskuar dhe rubrikën në portalin e tij ‘’opinione dhe analiza”. (Shkrimi i plotë më poshtë).

Mirëpo ky qëndrim nuk i ka pëlqyer aspak kolegut të tij Lela, i cili i kujton Bushatit se shkrimi ishte vjedhur, dhe pas kësaj ishin munduar të fshihnin gjurmët.

‘’Po Bushat. Pa vlere ishe, por pasi e shkarkove dhe e hodhe te lapsi, platforma Vimeo ta bllokoi per shkelje te copyright, ti u turre dhe e vodhe me marifet duke zhdukur shenjat e Politiko. Dhe aty e ke si placke te vjedhur ne telin me tesha thuajse te lara te lapsit”, shkruan Lela.

Më poshtë po ju sjellim edhe shkrimin e plotë të Andi Bushatit:

Publikimi i rreth 6-7 minutave të audio – përgjimeve të trafikantëve që përmendin Saimir Tahirin nga një media shumë pranë opozitës, Politiko.al, nuk solli asgjë të re që deri më tani nuk e dinte publiku.

Edhe dhuratat për familjen edhe kërdia mbi votat edhe përdorimi i Audit të famshëm janë mëkate që të gjithë i njohim që prej ditës së parë. Përveçse zërave origjinalë dhe dialektit të labërisë që shtonte pak pigment në këtë roman policesk që zgjat prej javesh, asnjë fakt me peshë dhe asnjë dëshmi e re nuk doli në dritë.

Por, problemi i asaj që po ndodh me dosjen Tahiri është tjetër. Sa më shumë që kalon koha, ajo po rrezikon të degradojë në një telenovelë turke, nga ato që TV Klan përdor për të thithur shtresën më trushpëlarë të shikuesve.

Pak ditë më parë edhe Top Channel, ashtu sikurse këtë të mërkurë Politiko.al, palajmëroi një bombë të re në dosjen që po ndjekin me drithërimë gjithë shqiptarët.

Por, në asnjë nga rastet, përpos titujve bombastikë, lexuesit dhe shikuesit nuk u informuan për asgjë esenciale.

Natyrisht, në këto “scoop-e” nuk ka asnjë mëkat.

Cilado media e globit që do t’i kishte në dispozicion edhe në qoftëse burimi i tyre do të qe prokuroria, edhe nëse ai do të qe opozita, do t’i publikonte ato.

Në çështje të tilla kaq të ndjeshme kërshëria nuk është një element që duhet nëvleftësuar, pavarësisht se herë pas here, kufiri i rrezikshëm mes vuajerizmit dhe interesit publik përcaktohet me shumë vështirësi.

Por, halli është diku tjetër. Sepse përveç suspansit që ngjallin seriale të tilla, ato nuk mund të trajtohen thjeshtë si episode të “Narcos” apo “Breaking bad”.

Ato nuk mund të përdoren as thjeshtë si justifikime për premtimet e ekzagjeruara të opozitës se do ta mbajë publikun me bomba të herë pas hershme.

Aq më pak ato mund të shërbejnë si hallka të një zinxhiri që vazhdon të fshikullojë qeverisjen e rilindjes.

Saimir Tahiri vetë, protektori dhe krijuesi i alibive të tij Edi Rama, kanë dalë më të njollosur se kurrë nga kjo histori. Tashmë nuk ka mbetur shqiptar me mend në kokë që nuk është bindur për lidhjet e tyre me trafikantët dhe me përdorimin që socialistët i kanë bërë këtyre lidhjeve.

Në këtë kuptim,“dosja Tahiri”, është ezauruar politikisht. Kush ka pasur për të humbur ka marrë njollën më negative prej saj, ndërsa kush ka pasur për të përfituar e ka vjelë gjithçka mundej.

Prandaj loja me të nuk ka më vlerë.

Ajo duhet trajtuar me një seriozitet ku e ku më të lartë sesa vëmendja që i kushtojmë Erdogrulit dhe Sulltaneshës Kosen.

Ndërsa në të kundërt, çdo abuzim, çdo tejkalim i së drejtës, çdo tentativë për t’a përdorur vend e pa vend si ushqim për militantët fanatikë, do ta zhvlerësonte atë.

Në këtë kuptim të gjithë ata që bien qoftë edhe pa vetëdije në këtë lojë, bëjnë gabimin e atij që na nxit të rendim pas gjurmëve, ndërkohë që tashmë, të gjithë duhet të shohim ujkun.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *