Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash te mbikalimi i Gostilit në Kukës.
Siç raportojnë burime për Faxnews makinat e tipit Pasati me targa AA 682 KE dhe një Ford me targa italiane janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit. 3 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën dhe njëri në gjendje të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.