Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përparim Kabo thirrje ministres së Shëndetësisë: Çojeni Tinka Kurtin në spital, i është shembur gjysma e trupit

Të flasësh për artin e të madhes Tinka Kurti do të duheshin ditë të tëra dhe jo vetëm kaq. Një aktore e madhe që i ka dhënë vendit pa fund, dhe tashmë duket që të jetë harruar nga institucionet përgjegjëse.

Përparim Kabo, na ka treguar dje, ndoshta historinë më të hidhur të ditës së Pavarësisë. Aktorja e madhe e ka telefonuar dhe mes të tjerave i ka thënë se para disa ditësh është rrëzuar dhe i është shembur gjysma e trupit.

Kabo ka një thirrje në këtë rast për ministren e Shëndetësisë, që ti mundësojë asaj një vizitë të plotë. Po ashtu pedagogu rrëfen mes të tjerave dhe faktin se aktorja nuk është ftuar të marrë pjesë në asnjë nga organizimet e festave të Nëntorit.

REAGIMI I KABOS:

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saja…E hapa se për të jo unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëjë…Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…

Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin. Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…

Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit. Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapsirat shqiptare…Sonte në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…Por jo s’qe kështu…Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…

Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet…vetëm për një fakt… Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…Tek studjoja për këtë rol pash se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!
Pkabo 28 nëntor 2017

(E.K/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *