Një 58-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme motrën e bashkëjetueses së tij.
Bëhet me dije se 58-vjeçari i identifikuar me inicialet Y.A është arrrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtëjshme.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Y. A., 58 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme motrën e bashkëjetueses së tij.