Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përmbytjet në Shkodër, Mesi përplaset me fermerin: Kryeministri na thotë që të marrim pare me kredi (VIDEO)

Zëvendës kryeministrja Senida Mesi ishte e pranishme në Shkodër pas situatës kritike që ka përfshirë qytetin nga përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e dendura .

Mesi është përballur me një fermer i cili vuan vit pas viti pasojat e përmbytjeve.

Fermeri: Ne kemi nevojë për shtetin, por nuk mbahet populli kështu. Kam harxhuar disa milona lekë. Jam dhe me kredi. Zoti kryeministër na thotë që të marrim pare me kredi.

Mesi: Nuk ka thënë me marrë pare me kredi, ka thëne të merret para grant.

Mesi u shpreh për gazetarët se thellimi i Bunës është e  vetmja zgjidhje.

“Situata është mirëmenaxhuar pasi shkarkimet graduale kanë nisur që me 28 shkurt. Do mbajmë kuoteën e 1500m3 /sek. Të gjitha institucionet përkatëse janë të angazhuar dhe të koordinuara në maksimum me njëra tjetrën dhe në gadishmëri të plotë në lidhje me menaxhimin e situatës së përmbytjeve.”

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *